Megaoperacioni i SPAK, arrestohet Dritan Meta, shefi i komisariatit të Kurbinit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë për mediet lidhur me megaoperacionin e SPAK të zhvilluar nga policia mbrëmjen e sotme, 9 tetor 2023.

Rrumbullaku ka zbardhur disa prej emrave të përfshirë në rrjetin e trafikur të drogës, në kuadër yë operacionit “Flakë në det”.

Të lidhura

None found

Masa  “arrest me burg” është lëshuar për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guxo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç.

Këta persona akuzohen për trafik droge. Ndërkohë, ekzekutimi i masës në fjalë, është bërë vetëm për efektivin Meta, ndërsa personat e tjerë janë jashtë vendit.

Dritan Meta, u emërua shef në Kurbin më 21 mars 2023, pas largimit të  Përparim Allmucës.

“Flakë në det”

Faza e parë e operacionit “Flakë në det” u finalizua më 16 gusht 2023.  Gjatë operacionit  u sekuestruan 2 armë zjarri, 200 fishekë ushtarakë kalibri 9, një automjet tip “Audi”, si dhe vlera monetare 45 mijë euro, 250.000 mijë shqiptare, 500 paund, 50 franga zvicerane.

Gjithashtu u sekuestruan 25 aparat celular, një sasi prej 28 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis u gjet pranë vendit ku u gjet veliera e djegur. U arrestuan 6 persona, 4 shqiptarë dhe 2 shtetas ukrainas.

Të arrestuarit 

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

/Albeu.com


Shtuar 9.10.2023 18:39