Megaoperacioni i policisë së shtetit, në pranga edhe Astmer Bilali i bandës së Bajrave

Policia dhe SPAK zhvilluan sot një megaoperacion në disa qytetet të Shqipërisë, Tiranë, Shkodër dhe Kukës nga ku u arrestuan biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri, disa policë si edhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.

Mes të arrestuarve është edhe Astmer Bilali nga  banda kriminale e  Bajrave. Astmer Bilali dyshohet si personi kryesor që vrau Fatbardh Licin në vitin 2018 si dhe për sulm ndaj trajnerit Ernest Gjoka në vitin 2019.

Të lidhura

None found

Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit.

Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.

Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali./albeu.com/


Shtuar 27.07.2023 08:54