Megaoperacion në i DEA-s dhe Europolit në Spanjë, shkatërrohet banda e drogës, disa shqiptarë në pranga

197 persona kanë rënë në prangat e policisë në Spanjë si pjesë e grupeve kriminale të drogës

Nga operacioni i Europolit, Eurojus-it dhe DEA-s, u sekuestruan 4934 kilogramë kokainë, 1790 kilogramë rrëshirë hashashi, 1316 kilogramë sytha marihuanë, 1,73 kilogramë heroinë, 53 kilogramë lëndë sintetike, 3300 pilula ekstazi, 28 armë zjarri, 38 bizhuteri me vlerë të lartë, 57 automjete, tre gomone, prona të ndryshme me vlerë rreth 12.000.000 euro dhe është bllokuar një llogari prej 10.000.000 euro.

Mes të arrestuarve për trafik droge, ka shtetas shqiptarë, nga Gjermania, Algjeria, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Sllovakia, Spanja, Estonia, Finlanda, Franca, Irani, Irlanda, Italia, Letonia, Libani, Lituania, Maroku, Nigeria, Holanda, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Rusia, Serbia, Somalia, Suedia, Zvicra, Ukraina, Uruguai dhe Venezuela.

Po ashtu raportohet se mes të arrestuarve janë gjashtë anëtarë të organizatave të rrezikshme kriminale me kapacitet të lartë për të kryer veprimtari të krimit të organizuar në Evropë.


Shtuar 22.09.2023 12:05