Një megaoperacion është ndërmarrë nga policia e Brukselit, ku janë bastisur shtëpi në zona të ndryshme, e në qendër të vëmendjes ka qenë një bandë shqiptare e trafikur të drogës.
Mediat belge raportojnë se gjatë këtij operacioni mëngjesin e sotëm janë arrestuar 30 persona.
Operacioni u zhvillua sot rreth orës 04:00 të mengjesit ku u kontrolluan mbi 30 shtëpi ndërsa arrestoi disa persona në Belgjikë, Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.
Media belge “HLN” shkruan se nuk është hera e parë që mafias shqiptare i jepet një goditje.
Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit u shpreh se kanë zbuluar një botë të re kriminale.