Ambicia kryesore e projektit të PSG-së është të fitojnë titullin e Champions Leagues dhe synojnë ta realizojnë duke nënshkruar me dy yje botëror, Sergio Ramos dhe Leo Messi.
Edhe pse shiheshin si transferime të pamundura shkaku i rregullës financiare, por fakti që do transferohen si agjent të lirë, e bën këtë ‘operacion’ të mundshëm.
Rinovimi i Neymar që u arrit të shtunën e kaluar dhe shitja e Kylian Mbappe te Real Madrid, do ta lejonte klubin francez padyshim të dominonte në merkaton e verës.
Presidenti Al Kehalifi dhe drejtori sportiv Leonardo kanë punuar që të nënshkruajnë me dy futbollistët edhe pse ende nuk dihet nëse lojtarët kanë vendosur të largohen nga Spanja.
Messi dëshiron të luajë sërish me Neymarin, por fillimisht do dëgjojë ofertën e presidentit Joan Laporta para se të vendos përfundimisht për të ardhmen. Ndërsa, Ramos ka dhënë sinjalet e para, duke filluar t’i ndjek të gjithë yjet e PSG-së në rrjetet sociale.