Mediat dhe vendet e G20-s shmangin darkën gala në Indonezi, arsyeja

Ministrat e jashtëm të vendeve të G20-s kanë mbërritur të enjten në Bali të Indonezisë për të marrë pjesë në samitin që do të fokusohet në bashkëpunimin global dhe sigurinë energjetike dhe atë ushqimore.

Mes të pranishmëve në samit do të jetë edhe ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, mes tensioneve të provokuara nga vendimi i Moskës për të pushtuar Ukrainën.

Por, ndryshe nga zakonisht, Vendet e G20-s kanë hequr dorë nga darka gala në Bali të Indonezisë, për të shmangur kreun e diplomacisë ruse Sergei Lavrov dhe për të shprehur zhgënjimin e tyre përballë agresionit ushtarak të Moskës kundër Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga mediat japoneze./albeu.com


Shtuar 7.07.2022 21:57