Mediat Britanike, kanë publikuar disa pamje ku akuzojnë shqiptarët se po përdorin celularë në qeli dhe mesazhe të koduara në rrjetet sociale.
Një klip i ngarkuar në TikTok tregonte të dënuarin Edison Kaculi, 28 vjeç, duke bërë një simbol të armës me duar, ndërsa ai dhe miqtë kërcenin në një qeli me muzikë rrep.
Kaculi, i cili mendohet se ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, tre vjet më parë, u dënua në korrik për pjesën e tij në atë që gjykatësi e përshkroi si një ‘sulm të tmerrshëm’ në një mosmarrëveshje droge.
Videot u hoqën më vonë pasi MailOnline kontaktoi me Ministrinë e Drejtësisë dhe u krye një kontroll në burg.
Sipas statistikave të fundit të Home Office, aktualisht janë më shumë se 1,330 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Gjykata e Maidstone Crown tha se Kaculi i shkaktoi pesë plagë me thikë në këmbë një personi, ndërsa ai kishte humbur disa dhëmbë nga goditjet.
Telefonat celularë janë sendi më i kontrabanduar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat dërgohennga vizitorë ose oficerë të korruptuar, ndërsa thuhet se 20,000 janë sekuestruar vetëm në vitin 2017.
Makineritë me rreze X dhe bllokuesit janë përdorur për të parandaluar kryerjen ose marrjen e thirrjeve.
TikTok nuk pranoi të komentonte, por një burim i afërt me platformën tha se “po punonte drejtpërdrejt me Shërbimin e Burgjeve, ndërsa llogaritë e hapura u mbyllën”.

Komentet në dy nga klipet identifikojnë Kaculin – me një që thotë: ‘Liri së shpejti Edison Kaculi’

Në një nga disa video të postuara nga një përdorues gjatë ditëve të fundit, Kaculi shihet duke pirë duhan në qeli dhe një zë thotë: ‘Gang s***, djemtë e mi! Hajde, vendose, ndërsa përdorin duart për të bërë gjeste me armë