Media spanjolle zbulon të ardhmen e Messit

Leo Messi këtë javë do të zbulojë nëse do të qëndrojë ose jo te Barcelona.

Don Balon raporton se argjentinasi do të qëndrojë te Barcelona, kjo pas lajmit se miku i tij te ekipi kombëtar i Argjentinës, Sergio Aguero do të transferohet në Barcelonë.

Shenjë tjetër që Messi nuk do të largohet sipas mediave spanjolle është mos përfshirja e tij në ndeshjen e fundit ndaj Eibarit, Messi nuk do të largohej nga Barcelona pa një lamtumirë të fundit drejtuar klubit të tij, raportojnë mediat nga Spanja. /albeu.com/


Shtuar 24.05.2021 20:47