Me yje në duar, Basha publikon spotin për anëtarësimin në BE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar ditën e sotme një tjetër spot elektoral teksa fokusi është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Qytetarë të moshave dhe  profesioneve të ndryshme shfaqen teksa mbajnë yje në duar, gjë e cila nënkupton dhe mesazhin për BE-në, teksa e kanë cilësuar Europën shumë të rëndësishme për zhvillimin, artin, kulturën apo dhe bujqësinë.

Në fillim të spotit shfaqet aktori Neritan Liçaj nga Teatri Kombëtar i cili u shemb pak kohë më parë.

Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian.”- shkruan Basha në “Twitter”.

 

Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian. #ShqipëriaFITON pic.twitter.com/lF03eSfgVz

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) April 2, 2021


Shtuar 2.04.2021 12:50