Me VIDEO/ Mbërrin në Shëngjin anija “Libra”me tetë emigrantë që vijnë nga Italia

Ka mbërritur në portin e Shëngjinit anija e marinës italiane “Libra” me 8 emigrantë në bord. Kjo është dërgesa e dytë nga Italia. Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët.

Emigrantët u kapën dhe u shpëtuan të hënën e kaluar në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusa nga autoritetet italiane. Ata do të vendosen fillimisht në pikën e Shëngjinit, ku do të përcaktohen procedurat e identifikimit dhe më pas ata që i nënshtrohen ndalimit do të transferohen në qendrën e Gjaderit për riatdhesim.
Ky transferimi i dytë i parashikuar nga marrëveshja e re për menaxhimin e emigrantëve që vijnë drejt brigjeve italiane të kërkuar nga qeveria e Giorgia Melonit: si në rastin e parë, megjithatë, nuk është e qartë nëse gjykatat do t’i lejojnë përfundimisht këto transferime. Anija ushtarake “Libra” ka një kapacitet për transportin e rreth 200 pasagjerëve, por janë të paktë ata emigrantë që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

 


Shtuar 8.11.2024 08:46