Më thuaj shenjën e horoskopit të të them çfarë motre/vëllai je

Nga një familje në tjetrën, marrëdhëniet mes motrave dhe vëllezërve mil ngjasojnë. Disa janë më mbrojtës e të dashur e disa xhelozë dhe të ftohtë. Po ju si jeni? Zbulojeni në bazë të shenjës tuaj astrologjike.

Dashi: I pavarur

Me një natyrë individualiste, dashët ndonjëherë mund të tregohen të largët me motrat dhe vëllezërit e tyre. Ata kanë tendencë të jenë të pavarur dhe të imponojnë mënyrën e të vepruarit tek pjesëtarët e familjes. Për fat të mirë sjellin dinamizëm dhe humor të mirë.

Demi: Mbrojtës

Shumë të dhënë pas familjes demat i mbrojnë gjithmonë vëllezërit dhe motrat. Ata bëjnë cdo gjë që ata të ndihen mirë dhe nuk mund të qëndrojnë dot shumë kohë pa i parë.

Binjakët: Stimulues

Në vëllazëri, binjakët janë më kureshtarët dhe të hapurit. Janë gjithmonë ata që ndërmarrin iniciativa. Me idetë shpesh të çmendura ata i stimulojnë vëllezërit dhe motrat për të ecur para. I vetmi problem është se nuk janë shumë shprehës të ndjenjave.

Gaforrja: I ndjeshëm

Për personat e shenjës së gaforres nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa familja. Ata ruajnë lidhje shumë të forta me vëllezërit dhe motrat, janë shumë të ndjeshëm dhe duan të përkëdhelen prej tyre. Ndonjëherë janë edhe më kapricozë sesa duhet.

Luani: Dominues

Në vegjëli luanët i shohin vëllezërit dhe motrat si rivale dhe konfliktohen shpesh. Duke u rritur ata kanë nevojë të jenë dominues, por në fakt janë bujarë dhe shumë besnikë.

Virgjëresha: Diskret

Në familje ashtu si dhe në jetën në përgjithësi, virgjëreshat janë mjaft diskrete. Pavarësisht kësaj ata janë të parët që mundohet t’iu shërbejnë pjesëtarëve të familjes. Edhe pse jo gjithmonë është e dukshme, ata janë shumë të lidhur me vëllezërit dhe motrat.

Peshorja: Paqësor

Në familje peshorët bëjnë të pamundurën që gjithë pjesëtarët të merren vesh me njëri-tjetrin. Ata shmangin çdo konflikt dhe privilegjojnë afeksionin dhe butësinë. Pranë tyre vëllezërit dhe motrat mund të ndihën të qetë dhe ta vlerësojnë jetën në familje.

Akrepi: I tepruar

Akrepat ose dashurojnë ose urrejnë. Me vëllezërit dhe motrat ata mund të krijojnë lidhje të fuqishme, por ose mund të merren vesh ose mund të urrehen.

Shigjetari: Turbullues

Në vegjëli shigjetarët janë ata që gënjejnë përherë dhe provojnë çdo lloj aventure. Duke u rritur ata e ruajnë shpirtin fëmijënor dhe pavarësisht se i duan vëllezërit dhe motrat ndonjëherë ua turbullojnë situatat.

Bricjapi: I pjekur

Që në moshë shumë të re bricjapët janë të veçantë. Ata shohin punën e tyre dhe janë shumë më të pjekur nga moshatarët. Duke qenë kështu, me vëllezërit dhe motrat ata janë moralistë.

Ujori: Antikonformist

Falë karakterit antikonformist, ujorët nuk bëjnë asgjë si të tjerët. Ata janë gjithë kohës në kërkim të emancipimit e të lirisë. Me vëllezërit dhe motrat preferojnë të takohen shpesh dhe iu ofrojnë mbështetje.

Peshqit: Altruist

Me vëllezërit dhe motrat peshqit krijojnë lidhje të fuqishme, por ndjeshmëria iu prish punë. Nëse njëri prej familjarët hyn në konflikt me ta, mund të sëmuren nga e brenga që do ndiejnë.

Shtuar 2.11.2022 22:24