Më shumë se 800 viktima nga tërmeti, situatë katastrofe në Siri: Na ndihmoni të shpëtojmë njerëzit tanë

Një zëdhënës i Mbrojtjes Civile Siriane, të njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, ka bërë thirrje për ndihmë, duke e përshkruar situatën në Sirinë veri-perëndimore si shumë të rëndë pas një tërmetit të fuqishëm që goditi zonën.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në pjesën më të madhe të Turqisë jugore dhe Sirisë veriore, pas dy tërmeteve të mëdha të hënën.

Numri i viktimave në Siri është të paktën 800, ndërsa në të dy krahët shkon deri në 2300.

“Siria veri-perëndimore tani është një zonë katastrofe. Na duhet ndihmë nga të gjithë për të shpëtuar njerëzit tanë”, dëgjohet të thotë Ismail Alabdallah, zëdhënësi i Helmetave të Bardha në një video. /albeu.com


Shtuar 6.02.2023 18:10