Më shumë se 2 orësh në SPAK, Saimir Tahiri del nga ambientet e Prokurorisë

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë nga ambentet e SPAK pas më shumë se 2 orësh e 30 minutash marrje në pyetje. Mësohet se Tahiri është pyetur për një dosje të re në SPAK për hetim pasuror. Në ambientet e SPAK, Tahiri ka shkuar i shoqëruar me avokatin e tij Maks Haxhia.

Aktualisht Tahiri ndodhet në arrest shtëpie, pasi ishte dënuar me 3 vjet 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Por Gjykata e Elbasanit vendosi që 20 muaj, Tahiri do i “vuajë” në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur.


Shtuar 24.06.2024 16:42