Më shumë arra në tavolinë, më pak kolesterol në gjak

Gjysmë filxhani me arra në ditë redukton kolesterolin e lipoproteinës me densitet të ulët “LDL”, i njohur më mirë si “kolesteroli i keq”. Është rezultat i një studimi të rastësishëm nga një grup studiuesish nga universitetet evropiane dhe amerikane, të publikuar në revistën shkencore American Heart Association.

Arrat dhe plakja e shëndetshme

Me kohëzgjatje 2 vjet, hulumtimi përfshiu 708 njerëz të shëndetshëm me një prevalencë të gjinisë femërore (68%), me banim në Barcelonë në Spanjë dhe në Loma Linda në Kaliforni.

Mostra u nda në dy grupe:

– i pari ndoqi një dietë që përfshinte konsumimin e arrave çdo ditë (gjysmë filxhani);

– grupi i dytë i kontrollit i përjashtoi arrat nga dieta.

Qëllimi i studimit ishte të vlerësonte nëse konsumimi i rregullt i arrave nxit plakjen e shëndetshme duke ofruar efekte të dobishme në lipoproteinat.

Rezultate ngushëlluese

Në fund të hulumtimit, nivelet e kolesterolit, përqendrimi dhe madhësia e lipoproteinave u analizuan për secilin pjesëmarrës. Analiza gjithëpërfshirëse të lipoproteinave, të disponueshme vetëm në 628 individë, theksoi se:

Pjesëmarrësit në grupin e arrave kishin nivele më të ulëta të kolesterolit LDL, mesatarisht 4,3 mg/dL, dhe kolesteroli total u ul mesatarisht me 8,5 mg/dL.

– Konsumi ditor i arrave uli numrin e grimcave totale të LDL me 4,3% dhe grimcave të vogla LDL me 6,1%. Këto ndryshime në përqendrimin dhe përbërjen e grimcave të LDL shoqërohen me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

– Kolesteroli i lipoproteinës me densitet të ndërmjetëm (Idl) u ul. Kolesteroli Idl është një pararendës i LDL dhe i referohet një densiteti midis densitetit të lipoproteinave me densitet të ulët dhe atij me densitet shumë të ulët. Në dekadën e fundit, kolesteroli Idl është shfaqur si një faktor i rëndësishëm rreziku kardiovaskular lipid, i pavarur nga kolesteroli LDl.

– Ndryshimet në kolesterolin LDL në grupin e arrave ndryshonin sipas gjinisë; te meshkujt, kolesteroli LDL ishte ulur me 7.9% kundrejt 2.6% te femrat.

Nuk është e vërtetë që të shëndoshin

Emilio Ros, drejtor i Klinikës së Lipideve në Shërbimin e Endokrinologjisë dhe Ushqimit të Spitalit Klinik të Barcelonës në Spanjë dhe bashkëautor i studimit, deklaroi se ky hulumtim zbuloi gjithashtu se yndyrat e shëndetshme te arrat nuk nxisin shtimin e peshës tek pjesëmarrësit, frika e shumë prej atyre që nuk hanë arra pikërisht sepse janë të shqetësuar për shtimin në peshë.

Falë përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega 3, në veçanti acidit alfa linoleik, arrat kanë efekte të dobishme për shëndetin: në fakt, ato zvogëlojnë numrin e grimcave totale të LDL dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare


Shtuar 31.10.2021 07:56