Me shpejtësi mbi 300 km/h, çfarë tha në polici Aleks Visha

Personazhi i njohur në rrjetet sociale, Aleks Visha, është ndaluar mbrëmjene  sotme nga policia, ndërsa i është bllokuar mjeti luksoz Lamborghini, me të cilin pak ditë më parë lëvizte me shpejtësi mbi 300 kmh në Rrugën e Kombit.


Aleks Vishaj është justifikuar se nuk ka qenë drejtues i mjetit luksoz ‘Lamborghini’ në momentin që u xhirua video duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, ku rrezikuan jetën e të tjerëve.

“Nuk kam qenë unë drejtues mjeti në videon që është publikuar”, ka shkruar Vishaj.

Ndërkohë atij i është vendosur edhe gjobë në masën 1 milionë lekë të vjetra.

Rreth një javë më parë në tik-tok u pulikua një video ku Vishaj bashkë me reperin Clevio kanë qenë duke udhëtaur në Rrugën e Kombit me shpejtësi mbi 300km/h, ndërsa në sfond dëgjohen zërat si” Bravo Aleks, ule shpejtësinë o vlla se na vrave”.

 


Shtuar 17.03.2023 20:47