Me shpejtësi 192 km/h, i riu mysliman pas aksidentit shtron tapetin dhe lutet të shpëtojë

Arrestimi i një 31-vjeçari në Selanik mëngjesin e së shtunës të sjell ndërmend një skenar të filamve aksion.

Bëhet fjalë për një shtetas turk i cili po udhëtonte nga Turqia drejt Austrisë.

Të lidhura

None found

Edhe pse tabelat në zonën ku ai po udhëtonte në Selanik kërkojnë që drejtuesit të lëvizin me shpejtësi të ulët, shpejtësia e 31-vjeçarit ka arritur 192 kilometra për orë, duke bërë që makina e tij të përmbysej në mes të rrugës.

Motori i mjetit kishtë fluturuar 50 metra larg dhe ishte përfshirë nga flakët.

Sipas mediave greke, ai vetë, duke mos i besuar fatit, ka nxjerrë një tapet nga automjeti për t’u lutur që të shpëtonte.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur tashmë zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin e rënë.

Megjithatë, sapo 31-vjeçari mbaroi namazin e tij, ai sulmoi zjarrfikësit pasi dyshohet se  kishin shkelur në tapet, gjë që e konsideroi mungesë respekti.

Në polici ai ka deklaruar se ka ecur me shpejtësi sepse kishte marrë vesh që vajza e tij kishte pësuar goditje në tru dhe i duhej të mbërrinte sa më shpejt në Austri.

31-vjeçari është dënuar nga Gjykata Penale Treanëtarëshe e Selanikut me  3 vjet e 10 muaj burg, me efekt të pezulluar ankimi.

Ai u shpall fajtor për drejtim të automjetit në mënyrë të rrezikshme, dhunë ndaj punonjësve të policië, lëndim trupor serial dhe dëmtim të rëndë të pasurisë së tjetrit./albeu.com