Moti i keq ka përfshirë prej ditësh Shqipërinë.
Ujërat e Vjosës bllokuan brenda shtëpisë së tyre në Vlorë një çift të moshuarish të cilët më pas u shpëtuan nga grupi operacional.
Janë zbuluar pamjet e momentit të shpëtimit të një prej çifteve të të moshuarve në Vlorë.
Zonja së bashku me bashkëshortin e saj, është shpëtuar vetëm mëngjesin e sotëm, pasi kaluan gjithë natën mbi çatinë e banesës së tyre.
Ajo ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke u dridhur nga të ftohtit. /albeu.com/
View this post on Instagram