“Më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën”, zbulohet shuma që iu grabit kambistit në Tiranë

Detaje të rejazbardhen nga grabitja e kambistit te rruga e Kavajës në Tiranë. Mësohet se autorët kanë arritur që të marrin një sasi prej 3 milion lekësh, por që ende nuk është zyrtare. Nga ana tjetër, vetë kambisti, Qani Zili shprehet se autorët e kanë qëlluar me sqepar.

“Më zunë rrugën dy persona me motorr, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën. Se sa lekë kishte në çantë nuk e di, unë vetëm i transportoja”, mësohet të ketë thënë ai.

Policia pritet të marrë në pyetje pronarin e exchange për të zbuluar shifrën e saktë të parave që ka pasur me vete 55-vjeçari në momentin e grabitjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 4.05.2021 11:10