Me precedentë penal, gjendet i pajetë brenda banesës 33 vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 33 vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.

Viktima është identifikuar si R.M. Policia ka njoftuar se i ndjeri është gjetur në shtrat pa shenja dhune.

Gjithashtu bëhet e ditur se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penal, dhe është transportuar drejt morgut për autopsinë.

 “Gjendet i pajetë në banesë 33-vjecari R.M, banues në lagjen nr. 3 në Sarandë. Viktima është  gjetur në banesën e tij nga familjarët, i shtrire në shtratin e vet, pa shenja dhune. Viktima ka disa precedentë të mëparshëm penalë është transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës ku do t’i nënshtrohet  autopsisë. Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtuar 11.05.2021 04:05