Pas nisjes së luftës në Ukrainë, duket se NATO po merr masa dhe po “blindon” gjithë vendet lindore, kufitare me Rusinë.
Me një vendim të marrë së fundmi, NATO ka vendosur raketa anti-ajrore me rreze të gjatë veprimi edhe në Sllovaki.
Ndërkohë shtetet e NATO-s janë duke kryer manovra ushtarake me raketat anti-ajrore “Patriot” pranë kufirit me Ukrainën.
Në këtë stërvitje marrin pjesë bateritë e raketave “Patriot” nga Gjermania dhe Holanda, ndërsa janë angazhuar edhe avionë amerikanë “F-18” si edhe avionë sllovakë “Mig-29”.
Po ashtu, në stërvitje janë angazhuar edhe disa avionë polakë.
NATO thotë se vendosja e raketave “Patriot” në Sllovaki, e cila kufizohet me Ukrainën, po kryhet për të rritur mbrojtjen e popullsisë dhe territorit sllovak.
“Dislokimi mbrojtës i sistemit Patriot në Sllovaki, e cila kufizohet me Ukrainën, po kryhet për të rritur mbrojtjen e popullatës dhe territorit sllovak”, tha gjenerallejtënant Pascal Delerce, Zëvendës Komandanti i Komandës Ajrore të Shtabit. “Kjo stërvitje e përbashkët do të demonstrojë aftësitë e mbrojtjes tokë-ajër të NATO-s dhe do të promovojë integrimin e sistemit Patriot në rrjetin që garanton sigurinë dhe integritetin e hapësirës ajrore të NATO-s”, shtoi gjenerallejtënant Delerce.
Союзники по #НАТО ???????? задействуют систему противоракетной обороны PATRIOT во время учений по противовоздушной и противоракетной обороне в Слиаче, #Словакия для повышения сплоченности и оперативной совместимости альянса.
Подробнее: https://t.co/ii5d5x9ee2 pic.twitter.com/6F9wSiLbE1
— НАТО по-русски (@NATOpoRusski) April 20, 2022
Gjatë stërvitjes, stafi do të testojë taktikat, teknikat dhe procedurat e Postës së Komandës për të ndërtuar komunikime të forta midis mjeteve tokësore dhe ajrore. Ata do të ekzekutojnë një sërë skenarësh realistë, duke përfshirë simulimet e sulmeve me raketa cruise dhe avionë të shumtë armiqësorë. Të gjitha sistemet që mbrojnë kundër objektivave ajrore do të integrohen dhe koordinohen ngushtë me forcat e NATO-s.