“Më mungon vëlla”, Meriton Mjekiqi nxjerr videon duke kërcyer në makinë me Mehmet Qemën (VIDEO)

Ai ka shpërndarë fillimisht foton ku janë një grup shokësh ndër to edhe i ndjeri Mehmet Qema, e më pas ka publikuar një video ku duket se Meritoni ishte në timon dhe miku i tij Mehmet Qema ishte në vendin e parë të pasagjerit i cili po bënte videon. Në sediljet pas, janë edhe dy shokë të tjerë.

Moderatori ka shkruar në gjuhën angleze sipër videos: “Më mungon vëlla.”

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 maj ku Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit.

Fillimisht u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.


Shtuar 18.05.2021 22:57