Me kokën ulur duke iu fshehur kamerave, del para gjykatës 39-vjeçari që përplasi familjen në Tiranë (VIDEO)

Ka nisur seanca ndaj Ajas Sulejmanit për aksidentin e ditës së diel në rrugën e Kavajës, ku përplasi me “G Class” Arjan dhe Vilma Konomi bashkë me foshnjën e tyre 3 muajshe.

Prokuroria kërkon arrest me burg për 39-vjeçarin.

 

Kujtojmë se, gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrueshme, ndërsa kanë dalë tashmë nga trajtimi intensiv.

Sulejmani, nuk është një emër i panjohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa të gjermane, është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane./albeu.com


Shtuar 12.05.2022 10:45