“Shihemi në Gjyq” këtë javë vazhdon të trajton problemin e Nazmiut, por kësaj here në vend të motrës së tij, përballë ndodhet ish-bashkëshortja, Adelina. Ajo ka ardhur nga Italia posaçërisht për “E diela shqiptare” në Tv Klan për shtëpinë që Nazmiu i ka dhuruar të vëllait gjatë kohës që ishte në burg. Ai i dorëzoi Kujtimit një prokurë për ta autorizuar të merrte një kredi prej 10 milionë Lekësh me anë të shtëpisë, por duke përfituar nga situata, vëllai ia mori me anë të një kontrate dhurimi.
Objekti është në bashkëpronësi të Nazmiut dhe Adelinës, e cila është shumë e revoltuar për situatën, që i ka ndodhur menjëherë pas humbjes së djalit 22-vjeçar Majin e shkuar. Ajo i rikujton ish-burrit fjalët e nënës së tij që i thoshte mos t’i besonte vëllait apo nipit, ndërsa rrëfen dhe një pjesë të historisë me Nazmiun, të patreguar më parë nga ky i fundit. Në publik, ndodhet edhe motra e madhe e Nazmiut, e cila ishte në vendin e Adelinës javën e kaluar, Lumturia.
Adelina: Po çfarë pret ti nga ata njerëz, mua më vjen turp edhe ta them sot këtu. Po ti në 2012 mua më ke shkrirë në dru për ato ore apo harrove që unë të ndava për atë muhabet?
Nazmi: Me këtë historinë e Skënderbeut tani.
Adelina: Ta kap këtë shishen ta hedh. A nuk të ndava në Itali?
Nazmi: Po.
Adelina: Për çfarë? Thuaje!
Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur?
Adelina: Për çfarë? Pse nuk mbajta djalin e atyre unë! Ato ishin prezent, kanë ndenjur 3 javë në Itali te shtëpia ime, i biri ishte në burg dhe unë isha e detyruar që për të dytën herë unë të mbaja djalin e tyre në arrest shtëpie. Herën e parë mua më ka ardhur asistenca sociale për të më marrë fëmijët. Jam detyruar e kam hequr nga shtëpia djalin e Kujtim Veselit dhe i kam marrë shtëpi tjetër në një fshat tjetër aty afër.
Eni Çobani: Që mos ta kishe në shtëpi?
Adelina: Që mos ta kisha në shtëpi sepse do më merrnin fëmijët. Po pse ia kam për borxh unë atyre? Po pse mor maskara, ia kishim për borxh?
Nazmi: Çfarë do ti tani, me historinë e Skënderbeut merresh ti?
Adelina: Çfarë dua unë? Unë dua shtëpinë se ti më kokërr leku nga unë nuk merr, sa të jetë jeta dhe sa të jetë kjo kokë!
Nazmi: Më lër rehat, mos ashtu, njëherë filloi ajo, ka ndonjë tjetër javës tjetër?
Adelina: Më ke llahtarisur kalamajtë, më ke shtrirë përtokë për ato dhe aty ato prezent, Eni, po të betohem në shpirt të atij djali, nuk është ngritur njeri në këmbë./tvklan.al