Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar një 21 vjeçar pasi u kap me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.