Me kallashnikovë në duar, momenti kur tre persona të maskuar terrorizojnë të rinjtë në një lokal në Lezhë (VIDEO)

Tre persona të armatosur dhe të maskuar janë hyrë në ambientet e një lokali në Lezhë dhe kanë kërcënuar me armë personat që ndodheshin ulur në një tavolinë.

Në videon më poshtë mund të shikoni pamjet e siguruara nga albeu.com, të momentit kur tre personat hyjnë në lokal dhe u kërkojnë të rinjve mjetet e identifikimit.

Pasi shohin kartat e tyre të identitetit, ata largohen nga lokali qetësisht. Mësohet se në policinë e Lezhës nuk ka pasur denoncim në lidhje me këtë ngjarje./albeu.com


Shtuar 19.11.2021 20:19