Më i miri mes 15 të rinjve në botë, Hilaj: Banorët kishin frikë, edhe familjarët

Gëzim Hilaj është renditur në 15 gazetarët më të mirë në botë si fitues i kompeticionit të gazetarisë të organizuar nga “Thomson Foundation Young Journalist Aëard”. Me një tematikë mbi mbrojtje e mjedisit, Hilaj dorëzoi artikullin e tij që fliste mbi tharjen e lumit Lumë në Shishtavec të Kukësit. Studenti i gazetarisë në Universitetin e Tiranës ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’, ku rrëfeu vështirësitë e një pune gati 1 vjeçare teksa investigonte ndërtimin e 10 hidrocentraleve, dhe planimetritë e 5 të tjerave që projektohet të realizohen.

“Në park natyror janë ndërtuar hidrocentrale. Për më tepër hisrocentrale nuk janë monitoruar. Kemi arritur të nxjerrim dokumente të cilat nuk kanë qenë transparente për qytetatrët. Ka pasur një banorë që thoshte nuk flas dot se jemi në prag zgjedhjeje. Trysnia politike ishte shumë e madhe. Institucionet shtetërore nuk denjojnë të kthejnë përgjigje për informacionet e kërkuara.” – rrëfeu Gëzimi për përjetimet dhe eksperiencat e tij në punë e sipër.

Një shqetësim i madh sidomos për banorët të cilët e kanë lumin një burim të rëndësishëm. Por sipas Gëzimit nuk ka pasur një reagim zyrtar nga instancat përkatëse për sqarimin e çështjes, ndonëse ky gazetar ka investiguar dhe e ka çuar materialin e tij drejt Londrës ku edhe u shpall fitues.

“Presioni më i madh ishte teksa punoja, presioni familjar. Prandaj unë nuk i tregova askujt. Isha i vetmi nga Ballkani perëndimor nga 300 aplikantë në 55 vende të ndryshme.” – shprehu Hilaj.

Ndonëse puna ishte e vështirë, Gëzimi shpreh se lajmin e priti i befasuar por gjithashtu ka pasur edhe mbështetjen maksimale të studentëve në një klasë dhe pedagogëve të tij.


Shtuar 8.11.2021 18:26