Me foton private, Ariana Grande i uron ditëlindjen bashkëshortit të saj (FOTO LAJM)

Këngëtarja e huaj Ariana Grande dhe shumë e dashur për publikun së fundmi ka qenë shumë e komentuar nga fansat e saj.

Në ditën e lindjes së bashkëshortit të saj, Dalton Gomez ajo ka shpërndarë disa foto të papublikuara më parë nga dasma e tyre. Me këta foto ajo i ka uruar ditëlindjen e 26-të gjysmës së saj.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtarja, e cila i publikoi fotot në rrjete sociale dhe kjo gjë u prit shumë mirë nga publiku, ku pati një sërë reagimesh dhe komentesh nga më të ndryshme.

Krahas fotos ajo shkruajti: “Gëzuar ditëlindjen burri im dhe shoku im më i ngushtë. Të dua pafundësisht”.

Gjithashtu vetëm disa muaj më parë në muajin maj, Ariana Grande i surprizoi të gjithë pasi i erdhi publikut si surprizë, të martuarit në fshehtësi me Gomez.
Ndonëse u komentuan shumë për shkak të thjeshtësisë dhe modestisë së të dyve në ceremoninë e dasmës.

/albeu.com/


Shtuar 9.08.2021 10:36