Me foton më të ëmbël që mund të shihni, Miriam i kërkoi Albanit një tjetër bebush! (FOTO LAJM)

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë prindër të lumtur të dy fëmijëve shumë të ëmbël, Ameli dhe Duam. Çifti kanë 14 vite bashkë dhe çdo hap në jetën e tyre e kanë hedhur me siguri të plotë e në kohën e duhur. Familjes së tyre të bukur ju shtua në 2020-n anëtari më i ri, por a do të kemi së shpejti në tjetër fëmijë nga çifti?

Në një intervistë për “Express Rozë”, Miriami dhe Albani janë shprehur shumë të lumtur me jetën që kanë. Ata u shprehën të bindur se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej, sepse dy fëmijë janë mjaftueshëm për çiftin.

“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, tha Miriami, ndërsa Albani shtoi me shaka: “Jam unë fëmija i tretë se dola jashtë loje fare”.

Mirëpo, duket se Miriami ka ndryshuar mendim teksa ka festuar sot ditëlindjen e saj të 36-të, shkruan iconstyle.

Krahas një fotoje shumë të ëmbël të familjes së bukur, ajo i ka kërkuar me lezet bashkëshortit edhe një bebush.

“Dhe kur reflektoj ne dite si kjo e sotmja mund te them qe asnje sukses tjeter nuk i afrohet dashurise dhe plotesimit qe me dhuroni ju ❤️

@albanskenderaj Si thua, e zgjerojme dhe pak familjen? ??”- ka shkruar ajo.

Presim përgjigje nga Albani!


Shtuar 30.05.2021 16:29