Këtë të shtunë, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar Ditën e Europës me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ndërsa shton se, “Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane”.
Kreu i qeverisë ka ndarë edhe një foto ku shfaqet së bashku me Marta Kos dhe Marie Bjerre, gjatë hapjes së kapitullit të fundit të mbetur në bisedimet e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, më 17 nëntor 2025.
Të lidhura
None found
“MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë 🫶”, shkruan Rama.
Në foto, Rama, Kos dhe Bjerre shfaqen duke prerë një tortë në ceremoninë simbolike të zhvilluar në kuadër të negociatave të anëtarësimit në BE.

