Me flamuj dhe bori, demokratët nisin festën para çeljes së fushatës zgjedhore

Edhe dy orë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, por megjithatë festa në kampin opozitar nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Tiranë ka nisur.

Simpatizantët e demokratëve kanë bërë parakalimin e parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Me dhjetra përkrahës të bluve kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës me makina me flamuj të Partisë Demokratike dhe me një valë borie.


Shtuar 25.03.2021 15:24