“Me Edi Ramën jemi shumë të fortë”, Klosi ironizon opozitën: Edhe në koalicion janë të shkërmoqur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ka bërë lavde kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS.

Klosi tha  me Ramën PS-ja është shumë e fortë dhe shtoi se kundërshtarët duken shumë të dobët edhe në koalicion.

“Në koalicion apo jo, të gjithë ata janë shkërmoqur. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Më lejoni që dhe në emrin tuaj, të deklaroj të hapur këtë Kongres. Ne do të pasqyrojmë se si ia kemi dalë për të mbajtur fjalën e dhënë. Do të flasim për ekonominë, drejtësinë, sigurinë, politikat europiane, dhe për PS, se si duhet ta rienergjizojmë dhe më shumë”, tha ai.


Shtuar 8.12.2023 11:45