Me doza kokaine me vete, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Policia në Novara të Italisë ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, për trafikim të lëndëve narkotike.

I riu, para arrestimit, u mbajt nën vëzhgim nga policia. Dh, ndërsa po endej nëpër zonën e Rizzottaglia, ai u ndalua dhe u kontrollua.

Nga kontrolli rezultoi se kishte me vete disa pako kokainë. Më pas kontrolle janë kryer dhe në banesën e tij, ku janë gjetur rreth 110 doza në total.


Shtuar 15.10.2022 12:44