“Me djalin kisha pak kontakte”, flet për herë të parë nëna e Aldi Ramës: Jemi në zi

Ka reaguar për herë të parë e ëma e 21 vjeçarit Aldi Rama, i cili vrau me armë zjarri oficerin e policisë së Lezhës e më pas u vetëvra.

Ajo shprehet se nuk kishte shumë konktakte me të dhe se nuk e dinte për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale. Ajo u shpreh se që prej divorcit me të atin e Aldi Ramës, 21 vjeçarin e kishte lënë në shtëpinë e xhaxhait.

“Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal. Ne jemi në zi, më ka humbur djali 21 vjeç. Jemi shumë të hidhëruar”, ka thënë e ëma./albeu.com