“Më ço foto ose do vras familjarët e tu”, pedofili kërcënon 15-vjeçaren përmes Instagramit, e mitura e denoncon në polici

Nuk kanë fund rastet e abuzimit seksual me të mitur, sidomos përmes rrjeteve sociale.

Një tjetër rast i rëndë është shënuar në shtetin grek ku një burrë përmes një llogarie në Instagram ka kërkuar foto nudo nga një 15 vjeçare. E mitura i ka dërguar disa të tilla, e ndërsa pedofili nuk është mjaftuar me aq, duke i kërkuar sërish.

I panjohuri i kishte dërguar të miturë mesazhe të pafundme kërcënuese se nëse nuk do t’i çonte foto të tilla ai do vriste anëtarët e familjes së saj, dhe se do të publikonte fotografitë që posedonte. 15-vjeçarja ka marrë guximin të denoncojë rastin në policinë e Rodosit dhe menjëherë kanë nisur hetimet. Po punohet për vënien para drejtësisë të këtij personi.


Shtuar 7.10.2022 12:08