“Me cilin është k*rva? Ti nis me motor 2 çuna?”, Martinaj i përgjigjet Ndokës pasi lokalizojnë “objektivin” në Ksamil: Merr Audin se…

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me planin e ish-deputetit Arben Ndoka për të vrarë Durim Bamin, si hakmarrje për ekzekutimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka në vitin 2017.

Për këtë plan ai ka kontaktuar me disa personazhe të botës së krimit, e mes të cilëve edhe Ervis Martinajn. Ky i fundit i ka garantuar se do të financojë ai për realizimin e vrasjes.

Në komunikimet që ata kanë pasur me njëri tjetrin në 2020, Martinaj i ka shkruar se nga informacionet e tij, Durim Bami ndodhej në Ksamil. Martinaj i kërkon më tepër detaje për adresën, dhe e pyet nëse do që t’i dërgojë “çunat e tij”.

“Me cilin është k*rva, pa këto çerrat? A dihet adresa e saktë? Ti nis me motor 2 çuna? Makinë me ik atje thu? Me targa koti, a ikin dot? Ta jap unë audin, është super makinë, 270 në orë ecën. Marrin e targa rezervë ndoshta e s’kanë nevojë me e djeg fare. Gati e kam, është e vjedhme…gati e ke Audin. Nuk kam kë çoj se i kam të zanë, ço njeriun tat, që ësht shok me këto çunat, me i mar shkoj unë i marr, nqs duhet, po kryn punë, Audin e ke gati, në Mamurras në autostradë, s’ka kamera. Çelesi i audit është sipër gomës mrapa”, i shkruan ndër të tjera Martinaj, ndërsa Arben Ndoka i përgjigjet duke i thënë se në orën 6 të mëngjesit do të shkojë dikush për të marrë makinën./albeu.com 


Shtuar 20.05.2024 13:33