“Me Berishën në krye nuk bëhet, duhet lidership i ri në PD”, Xhaferaj komenton largimin e Alibeajt dhe humbjen e BF

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj në një prononcim për mediat para Kuvendi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Xhaferaj u shpreh se duhet të ndryshojë lokomotiva e trenit opozitar, pasi me Berishën në krye PD nuk bëhet.

“Zoti Berisha me të shkuarën e tij nuk përbën perspektivë për të ardhmen. Mesazhi është i qartë, duhet të ndryshojë lokomotiva e trenit opozitar.

Unë e kam thënë, me Berishën në krye, kjo punë nuk bëhet, por edhe pa Berishën nuk bëhet. Berisha mund të jetë vagon. Ne na duhet lidership që të projektojë një marrëdhënie tjetër me ndërkombëtar. Duhet lidership i ri” tha ai.

A ka vend për rikthimin e Bashës?

“Në mënyrë të padiskutueshme Basha ka vendin e tij për të luajtur. Edhe grupimi jonë ka marrë ato rezultate, ne mund të jemi pjesë e një zgjidhje përtej nesh. Na duhet lidership i ri për më shumë se 500 mijë shqiptarë” tha ai.


Shtuar 18.05.2023 10:43