Me 6 vota pro, i hiqet mandati Sali Berishës! Kush është deputeti demokrat që “tradhtoi” ish-kryeministrin

Këshilli i Mandateve ka miratuar pak më parë kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hequr mandatin e deputetit.

Kërkesa u miratua me 6 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim, teksa në votim përveç deputetëve të mazhorancës, mori pjesë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Në lidhje me votën e tij, ai tha se vendosi që ta miratonte këtë kërkesë sepse duhet të ketë zero imunitet për të gjithë deputetët.

Të lidhura

None found

“Duhet të ketë zero imunitet, jo vetëm për Berishën por për askënd”- tha Alibeaj.

Ndërkohë Këshilli ka caktuar edhe Klotilda Bushka si relatore, e cila do të përcaktojë raportin.

Ky raport sipas kryetares së Kuvendit, Linida Nikolla duhet të jetë gati deri ditën e mërkurë në orën 14:00 në mënyrë që t’ia kalojnë Kuvendit në seancën e datës 21 dhjetor.

SPAK kërkoi arrestimin e Sali Berishës, pasi ish-kryeministri nuk zbatoi masën e sgurisë të vendosur parpaprakisht ndaj tij, atë të detyrimit të paraqitjes. Berisha është nën hetim në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.


Shtuar 18.12.2023 16:51