“Ishte si bombë”, dalin pamjet e aksidentit të fortë në ish-bllok (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku janë përplasur disa mjete fatmirësisht pa të lënduar.

Sipas mesazhit që qytetarit që ka bërë edhe videon, përplasja e mjeteve ka shkaktuar shumë zhurmë pasi ka qenë mjaft e fortë.

“Pershendetje. Aksident i sapo ndodhur ne bllok tek spari. Aq i fort ishte perplasja sa menduam se ishte bomb. Per fat te gjith jan mire”, thuhet në mesazhin për joq.

Policia nuk ka dhënë një njoftim për aksidentin, ndërkohë që vetëm pasditen e djeshme, një e re mbeti e plagosur rëndë pas një aksidenti që ndodhi në zonën e Porcelanit.

Jehon Breçani teksa ishte duke ecur me shpejtësi të madhe, përplasi një vajzë të re në trotuar, e cila ishte dhe shtatzënë, e tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Shtuar 11.06.2021 08:06