Më 2 qershor nis dialogu strategjik ShBA-Maqedoni e Veriut! Reagon Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njoftoi sot për dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të mbahet më 2 qershor në Uashington.

Sipas Osmanit, Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të realizojë Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara.

“Dialogu Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është një konfirmim i kësaj aleance të fuqishme mes dy vendeve dhe në të njëjtën kohë një forum i rëndësishëm që do të sigurojë përmirësimin e partneritetit strategjik, forcimin e bashkëpunimit dhe në një farë mënyre ngritjen e marrëdhënieve bilaterale në një nivel më të lartë. Kjo do të nënkuptojë definim të bashkëpunimit bilateral në një formë të mirëfilltë institucionale, të udhëhequr nga diplomatët e të dy vendeve, që në plan afatmesëm dhe afatgjatë sigurisht që do të kontribuojë në forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit në një numër më të madh sferash”, theksoi Osmani.

Bëhet me dije Dialogu Strategjik do të përfshijë tema nga marrëdhëniet dypalëshe, por edhe ato që janë me interes të përgjithshëm global./albeu.com/