Me 19 vota diferencë, Fredi Beleri fiton zgjedhjet nga burgu, nisin festimet në Himarë

Kanddiati i Koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri, ka fituar zgjedhjet lokale në Himarë, edhe pse ndodhet në bur, pasi u arrestuar disa ditë më parë nën akuzën për vjedhje votash.

Beleri ka fituar me një diferencë prej 19 votash ndaj kundërshtarit të tij, Jorgo Goro.

Të lidhura

None found

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve ka reaguar dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili tha se kjo fitore është triumf për Belerin dhe se së shpejt do të jetë në zyrën e kryetarit të bashkisë.

“Triumf, është triumf për zotin Beleri. Zoti Beleri do të jetë shumë shpejt në zyrën e kryetarit të bashkisë. Nuk ka asnjë provë. Sigurisht që do dalë nga aty. Populli e liroi”, tha ai.

Pas fitores së Belerit, mbështetës të tij kanë zbarkuar para zyrës së OMONIA-s dhe zyrës elektorale të kreut të ri të bashkisë ku po festojnë.


Shtuar 15.05.2023 11:01