Më 14 qershor rinisin takimet me të burgosurit, kushtet që duhen të plotësojnë familjarët

Duke filluar nga 14 qershori, do të hyjnë në fuqi masat lehtësuese anti-COVID në sistemin e Burgjeve!

Nga kjo datë, të burgosurit do të kenë mundësinë që të takojnë familjarët e tyre, me kushtin që këto të fundit të kenë me vete një test COVID negativ ose të kenë vërtetimin që janë vaksinuar.

Takimet do të zhvillohen 1 herë në muaj për të dënuarit, ndërkohë që për të miturit 4 herë në muaj. Një lajm i tillë, u konfirmua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Mbi lehtësimin e masave, grup teknik i ngritur në MD me personel shëndetësor kanë vlerësuar, kanë propozuar lehtësimin e disa masave për një periudhë të përkohshme, duke monitoruar situatën. Sa i përket lehtësimit të masave kufizuese, për një periudhë të përkohshme, është bërë dhe një vlerësim të sugjerimeve, si dhe referuar disa praktikave të vendeve europiane që kanë filluar të lehtësojnë kufizimet duke mbajtur në konsideratë situatën e popullatës.

Lehtësimi i masave kufizuese në sistemin e burgjeve do të jetë në 3 drejtime: Rifillimin e kufizuar të takimeve me familjarët. Rifillimin e dhënies së lejeve të veçanta. Rifillimi i aktiviteteve sociale e kulturore. Konkretisht masat e reja fillojnë nga 14 qershori për një periudhë në monitorim nga të gjitha strukturat shëndetësore. Konsiston konkretisht në: Rifillimin e lejimit të takimeve, 1 takim në muaj, me distancë, kontroll shëndetësor kur familjari duhet të paraqesë dokumentin e testit apo vaksinimit, apo teste të tjera që tregojnë se kanë kaluar COVID.

Gjatë takimeve do të respektohen masat anticovid. Për të miturit e dënuar 4 takime në muaj. Po ashtu do të vijohet të ruhet praktika shumë e mirë e komunikimeve online me Skype. Gjithashtu do të rifillojnë dhëniet e lejeve të veçanta, të datës 22 janar 2021, për përcaktimin e procedurave të lejeve shpërblyese apo të veçanta, do jenë vetëm për rastet mortore. Për sa i përket rifillimit të aktiviteteve, do të respektohen rregullat anticovid, për të rehabilituar dhe edukuar të dënuarit. Do të fillojnë në mënyrë të kufizuar. Të tjerat, për masat anticovid, do të vijojnë të jenë në fuqi. Ky lehtësim i masave kufizuese kërkon vëmendje maksimale nga drejtuesit, kërkohet nga ju monitorim i përditshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të dënuarve.
Në takimin e zhvilluar sot, Gjonaj ka bërë edhe një analizë të situatës së COVID në sistemin e Burgjeve, duke folur me gjuhën e shifrave. Ajo tha se në më shumë se 1 vit pandemi, në burgje janë kryer 1520 testime, nga të cilët 656 për të burgosurit. 204 prej tyre rezultuar pozitiv me COVID dhe morrën trajtimin në spitalin e burgut të Shënkollit, teksa fatkeqësisht 2 të dënuar dhe 7 polic burgjesh kanë humbur jetën.


Shtuar 10.06.2021 10:27