“Me 1 paund bën dasëm në Turqi”, turisti: Shikoni sa shumë gjëra bleva (VIDEO)

Ekonomia turke është duke u përballur me vështirësi të shumta gjatë viteve të fundit për shkak të politikave të gabuara ekonomike si edhe destabilitetit politik. Rrjedhimisht, investitorët e perëndimorë janë larguar nga vendi duke tërhequr edhe kapitalin, gjë që bashkë me rritjen e borxhit publik ka bërë që të bjerë ndjeshëm vlera e monedhës turke, Lira.

Aktualisht, duhen rreth 18 lira për të blerë 1 euro ose dollar, ndërkohë që raporti me paundin britanik është edhe më i thellë.

Për të treguar në mënyrë më praktike këtë diferencë të madhe dhe rrënimin e konomisë turke, një turist ka bërë një video se çfarë mund të blesh me një paund dhe dy paund në marketet e Turqisë.

Për më tepër, ndiqni videon: