Arrestimi i ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal, me sa duket ka bërë bashkë demokratët. Si Berisha ashtu dhe Alibeaj kanë kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për të “dhënë llogari lidhur me këtë cështje.”
Alibeaj: Ku e keni fshehur Edi Ramën. Ai duhet të jetë këtu dhe të japë llogari.
Nga ana tjetër, Sali Berisha së bashku me deputetët mbështetës të tij bllokuan Foltoren dhe nuk pranuan të largoheshin poavarësisht vërejtjeve nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Kuvendi ka hedhur poshtë kërkesën e grupimit Berisha, për të ndryshim të rendit të ditës. Kreu i grupit parlamentar të PS e konsideroi këtë kërkesë një një farsë politiko mediatike për të shmangur vëmendjen nga faktet e reja tronditëse që kanë dalë lidhur me vrasjet shtetërore të 21 janarit.
“Rregulli dhe rregullorja çështje themelore kërkesa është e pabazuar në rregullore. Është një farsë politiko mediatike për të shmangur vëmendjen nga faktet e reja tronditëse që kanë dalë lidhur me vrasjet shtetërore të 21 janarit.
Çështja që i referohet ‘non grata’ i madh nga SHBA po hetohet nga drejtësia amerikane. Në thelb problemi lidhet me sa e si e qysh e ka zbatuar detyrën një zyrtar i lartë. Drejtësia amerikane ka 0 akuza qoftë ndaj ramës apo ndonjë anëtari të qeverisë. Ajo ka akuzuarvetëm z. Mc Gonigal. “ tha Balla./Albeu.com./