Rritet bilanci i vikitmave nga fundosja e anijes së peshkimit në detin Mesdhe në afërsi të Kallamatës në Greqi.
Nga 17 të vdekur numri ka shkuar në 32, raporton protothema,gr. Autoritet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ekziston frika se ka ende persona në ujë.
Ndërsa 104 janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit të autoriteteve greke.
Anija e peshkimit plotë me emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina ishte nisur nga Tobroku, Libi, me destinacion Italinë. Nuk dihen ende rrethanat që çuan në mbytjen e anijes.
Burime për mediet greke bëjnë me dije se emigrantët që ndodheshin në anijen e peshkimit nuk dinin të notonin, ndërsa asnjë nga të shpëtuarit nuk ishin të pajisur me jelekë shpëtimi./albeu.com/