Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një 59-vjeçar ka mbetur i pajetë në Sarandë.
Shtetasi me iniciale XH.Ll banues në Librazhd është mbytur aksidentalisht në det.
Njoftim policie
Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com