Një 74-vjeçar në Tiranë është gjetur i mbytur në një rezervuar. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.06.2021, është njoftuar salla operative se në fshatin Palaq, Preze, është konstatuar i mbytur në një rezervuar shtetasi M. T., 74 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.