Mbytet duke notuar 53-vjeçari në Palasë, çfarë dyshohet

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë duke notuar në plazhin e Palasës.

Dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.