Mbytet anija në Greqi, shpëtojnë vetëm 8 persona, 60 të zhdukur

 

Një anije me emigrantë është mbytur në ngushticën mes Evias dhe Addros në Greqi, ndërsa janë shpëtuara vetëm tetë persona, kurse 60 janë të zhdukur.

Sipas ekipeve të shpëtimit, personat janë emigrantë nga Afganistani, Egjipti dhe Irani.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë 3 anije dhe një helikopter, ndërsa mësohet se në zonën ku është mbytur anija mbizotërojnë kushte të këqija atmosferike për shkak të erës dhe rrebeshe të shiut./albeu.com