Para pak minutave është mbyllur procesi i votimit në të gjashta bashkitë e vendit.
Pas mbylljes së votimit ka ardhur edhe reagimi i Taulant Ballës, i cili ka falenderuar patronazhistët për ndihmën e madhe që kanë dhënë gjatë këtij procesi zgjedhor.
Postimi i Plotë nga drejtuesi i PS, në qarkun e Fierit, Taulant Balla:
Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjes së Kongresit���������������. Kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet���.
Mirënjohje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve të Partisë Socialiste në gjithë Lushnjen������������
Populli foli dhe vendosi! Vullneti i tij tani do të numërohet me korrektësi maksimale dhe rezultati duhet respektuar e pranuar nga të gjithë.
Nesër vijojmë menjëherë punën të mbajmë fjalën e dhënë para popullit të Lushnjes./albeu.com/