Mbyllet numërimi në Durrës, si u ndanë votat

Është mbyllur numërimi i votave për bashkinë e Durrësit.

Partia Socialiste me kandidaten Emirjana Sako ka arritur të triumfojë edhe në këtë Bashki.

Kandidatja e PS, Emrijana Sako ka marrë 39090 vota, ose 58.46 %. Në vend të dytë renditet, Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”, i cili ka marrë 19844 vota ose 29.68 %.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti ka marrë 7928 vota ose 11.86 %./albeu.com/